Kronikë e zezë

​20 vjet e 6 muaj burgim ndaj të pandehurit D.P. për vrasje

Ai akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Published

on

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.P., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili akuzohet për dy vepra penale “Vrasja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej njëzet vjet e gjashtë muaj.

Sipas aktakuzës i pandehuri D.P., akuzohet se me “datën 24 prill 2020 rreth orës 19:00 në fshatin Nec, Komuna e Gjakovës, me dashje e ka privuar nga jeta tezakun e tij, tani të ndjerin D.Gj., si shkak i një fjalosjeje të po asaj dite lidhur me kthimin e veturës së të pandehurit.

“Me t’u kthyer në shtëpi viktima, menjëherë fillon fjalosja më të pandehurin, nënën dhe vëllaun e tij, i pandehuri i bërtet duke i thënë që mos t’i bërtet gjyshes dhe nënës, vërsulen në drejtim të njëri-tjetrit, fjalosja dhe shtyrja mes tyre vazhdon ku i pandehuri merr një thikë vërsulet në drejtim të viktimës, e viktima nxjerr armen, ndërhyn nëna e të pandehurit ja largon armën dhe me pas i fut dy djemtë e saj në dhomë dhe i mbyll derën me çelës dhe thërret ne telefon A. – nënën e viktimës, pas bisedës telefonike më nënën viktima shkon lartë merr rrobat i vendosë në veturë, kthehet prapë për të marr diçka dhe gjatë daljes në korridor fillon prapë fjalosja me nënën e të pandehurit-K., e në këto momente i pandehuri mbi orman merr një pushkë gjuetie, nga kutia e municionit merr fishekët dhe i vendos në pushkë, del përmes dritares në oborr e ku vazhdon më të shpejtë duke i kaluar dy anë të shtëpisë deri tek vendi ku ndodhej viktima dhe atë në oborr tek këndi i shtëpisë kah pjesa ballore, e në një distancë prej 2-3 metra shtënë një herë në drejtim të tij në anën e djathtë të gjoksit, dhe si pasojë e kësaj të shtëne viktima bie për tokë, në spital dërgohet pa shenja jete ku është bërë edhe konstatimi i vdekjes së tij”, thuhet në komunikatë.

Vendi

Mbi 1 mijë raste të dhunës në familje u raportuan në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026

Published

on

By

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një prej problemeve më serioze sociale në Kosovë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Drejtësisë, gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë raportuar gjithsej 1,341 raste të dhunës në familje, duke përfshirë viktima të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Kjo i i bie se në Kosovë mesatarisht raportohen më shumë se shtatë raste të dhunës në familje çdo ditë.

Sipas statistikave për viktimat e përfunduara me fatalitet, janë evidentuar gjashtë persona të vrarë – katër burra dhe dy gra. Ndërkaq, sa i përket dhunimeve seksuale të raportuara brenda familjes, janë regjistruar dy raste, përkatësisht në Pejë dhe Gjilan.

Për sa u përket urdhrave për mbrojtje të përkohshme emergjente, janë lëshuar gjithsej 77 urdhra. Mitrovica shënon numrin më të lartë të shqiptimit të këtyre urdhrave, e ndjekur nga Prishtina dhe Gjakova me nga tetë raste, si dhe Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani me nga tri raste secili.

Nga raporti i Ministrisë së Drejtësisë rezulton se numri më i lartë i kryesve të dhunës në familje i përket grupmoshës 30-40 vjeç, ku shumica e viktimave janë gra. Ndërkaq, mosha më e prekur e viktimave i përket grupmoshës 20-30 vjeç.

Sa i përket rajoneve, Prishtina prin me numrin më të madh të raportimeve për dhunë në familje me 441 raste. Pas saj renditen:

  • Mitrovica: 174 raste
  • Gjakova: 165 raste
  • Peja: 162 raste
  • Gjilani: 150 raste
  • Prizreni: 135 raste
  • Ferizaj: 114 raste

 

Continue Reading

Vendi

14 armë të sekuestruara dhe 4,855 gjoba në Rajonin e Prishtinës gjatë një jave

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës kanë realizuar gjatë javës së kaluar 65 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, 47 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe raste të tjera.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat gjyqësore.

Gjatë së njëjtës periudhë, në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 4,855 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Prej tyre, 466 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Vdes një 49-vjeçar pasi ra nga lartësia gjatë punës në Veternik

Published

on

By

Një 49-vjeçar ka humbur jetën të hënën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga lartësia gjatë kohës sa po punonte.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 10:00, raporton Ekonomia Online.

Sipas policisë, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, ku vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.  /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Në Malishevë, dyshohet se burri vrau gruan

Published

on

By

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku mbeti e vdekur një grua shtatzënë. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuari për aktin është vetë bashkëshorti i viktimës, i cili po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për autopsi.

Rasti nga organet e drejtësisë po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në koordinim me Policinë e Kosovës, bëri të ditur se po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe grumbullimin e provave relevante. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara