Lajmet

​146 qytetarë të tjerë afganë vijnë në Kosovë

Ky proces po zhvillohet mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO, tha Sveçla.

Published

on

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të dtur se 146 qytetarë afganë kanë mbërritur në Kosovë.

“Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO”, ka thënë ai.

“Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO. Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë”, ka shkruar ministri Sveçla.

Lajmet

​ASK: Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara me aeroplan ishte 1 milion 601 mijë, ose 10. 1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, ata njoftuan se numri i udhëtarëve në total ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (gusht 2024).
Sipas një raporti të fundit të kësaj Agjencie çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar ngritje 22.5 për qind në shtator të këtij viti.

Sa i përket transportit hekurudhor, në muajin gusht të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 7 mijë e 732, ose 54.8 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, telefonia mobile në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 741 080, ose 0,19% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 058, ose 3,42 p më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

Published

on

Deklaratat e fundit të Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, konfirmuan se Beogradi dhe Moska po zhvillojnë negociata aktive për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq deklaroi se kompania ruse është e lumtur për bashkëpunimin me Serbinë dhe është e gatshme të jetë partner strategjik në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet.

Ky projekt mendohet lidh Serbinë në gjendje afatgjate me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit, shkruan the Geopost.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një mundësi historike për Serbinë.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, Rosatom ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve.

Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë Rosato që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse Rosatom nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të Rosatom, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe Bullgaria synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Published

on

Në takimin e realizuar mes Ambasadorit të Republikës se Kosovës, Haxhi Bajraktari dhe kryetar i Odës Ekonomike dhe Industrisë të Bullgarisë (BCCI), Tsvetan Simeonov, mundësitë për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, sfidat dhe prioritetet që kanë bizneset në Kosovë dhe në Bullgari ishin në fokus të parë.

Sipas një njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Sofje, ambasadori Bajraktari, vlerësoi rolin e Odes Ekonomike të Bullgarisë në mbështetjen dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për operimin e bizneseve në tregjet respektive.

Njëherësh ai edhe ofroi gatishmërinë e Ambasadës dhe Institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës për të mbështetur iniciativa që rrisin lidhjet ekonomike dhe tregtare me Bullgarinë.

Ndërkohë, kryetari i BCCI-se, Simeonov duke ofruar ekspertizën profesionale të institucionit që drejton, vlerësoi se ka potenciale për bashkëpunim dhe shprehu interesin që marrëdhëniet ekonomike të avancohen në nivele më të larta, me theks të veçantë në nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe intensifikimit të dialogut ekonomik ndërmjet dy vendeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Liria ka Emër organizon marsh me motoçikleta drejt Hagës

Published

on

Platforma “Liria ka Emër” njofton organizimin e një marshi me motoçikleta drejt Hagës, i cili do të nisë nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me fillim në orën 08:00.

Ky marsh simbolik ka për qëllim mbështetjen e drejtësisë dhe nderimin e sakrificave të dëshmorëve të kombit.

Pjesëmarrësit do të bashkohen në këtë rrugëtim me motoçikleta, duke shprehur solidaritetin dhe përkushtimin për lirinë dhe drejtësinë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara