Lajmet

​14 ditë lufte në Ukrainë

Tashmë kanë përfunduar me sukses dy fazat e evakuimit nga qyteti verilindor i Sumy.

Published

on

Për 14 ditë rresht Ukraina po përballet me agresion rus. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm raportohet se ka pasur sirena ajrore në disa qytete të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Tashmë kanë përfunduar me sukses dy fazat e evakuimit nga qyteti verilindor i Sumy, i cili për ditë të tëra ka qenë nën granatimet e ashpra ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti një fjalim të paprecedentë nga zyra e tij në Kiev për deputetët e Mbretërisë së Bashkuar në Dhomën e Komunave. Ai iu referua Winston Churchill, duke paralajmëruar Rusinë se “ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë”.

Presidenti i ShBA, Joe Biden njoftoi një ndalim të plotë të ShBA për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit

Ndërkohë që OKB-ja tha se dy milionë refugjatë tani kishin ikur nga Ukraina – në atë që tani është kriza me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndaluan punën e tyre në Rusi, shkruan BBC. Shumë vende tashmë i kanë vënë sanksione Rusisë. 

Lajmet

55 vite që nga hapja e ​Murit të Madh Kinez për turistët

Published

on

Muri i Madh Kinez është hapur për turistët pikërisht më 10 nëntor të vitit 1970, duke mbetur një objekt mahnitjeje për njerëzimin dhe është tashmë një simbol kombëtar i respektuar.

Historia e Murit të Madh Kinez fillon kur fortifikimet e ndërtuara nga shtetet e ndryshme të lashta kineze gjatë periudhës së pranverës dhe vjeshtës (771–476 p.e.s.) dhe periudhës së shteteve ndërluftuese (475–221 p.e.s.) ishin të lidhur nga perandori i parë i Kinës, Qin Shi Huang, për të mbrojtur dinastinë e tij të sapo-formuar (221–206 p.e.s.) kundër inkursioneve nga nomadët euroaziatikë.

Muret ishin ndërtuar prej dheu të ngjeshur, duke përdorur punën e detyruar dhe rreth vitit 212 p.e.s. shtrihej nga Gansu deri në bregdetin jugor të Mançurisë.

Dinastitë e mëvonshme adoptuan politika të ndryshme kundrejt mbrojtjes së kufirit verior. Dinastia Han (202 p.e.s.–220 të e.s.), Dinastia Veriore Qi (550–574), Dinastia Sui (589–618) dhe veçanërisht Dinastia Ming (1369–1644) ishin midis aty që e rindërtuan, përforcuan dhe i zgjeruan muret, megjithëse ata i ndoqën rrallë rrugët Qin.

Hanët i shtrinë fortifikimet më tej në perëndim, Qi-të ndërtuan rreth 1,600 km. muresh të reja, ndërsa Sui-t mobilizuan mbi një milion njerëz në përpjekjet e tyre mur-ndërtuese.

Megjithëse një pengues i dobishëm kundër inkursioneve, në mjaft pika përgjatë historisë së tij Muri i Madh dështoi për ti ndaluar armiqtë, duke përfshirë vitin 1644 kur mançutë Qing Marshuan përmes portave të kalimit Shanhai dhe zëvendësuan dinastinë më aktive mur-ndërtuese, Mingët, si sundues të Kinës.

Muri i Madh Kinez i dukshëm sot gjerësisht daton nga Dinastia Ming, pasi ata rindërtuan shumë nga muri me gurë dhe tulla, shpesh duke e shtrirë linjën e tij në terrene të vështira.

Disa seksione mbeten në gjendje relativisht të mirë ose kanë qenë rinovuar, ndërsa të tjera janë dëmtua ose shkatërruar për arsye ideologjike, të shpërbërë për materialet e tij ndërtuese, ose të humbur për shkak të gërryerjes së kohës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Drejtorët kryesorë të BBC japin dorëheqje pas akuzave për anshmëri serioze dhe sistematike

Published

on

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha e BBC News, janë dorëhequr pasi një ish-këshilltar i korporatës e akuzoi transmetuesin për anshmëri serioze dhe sistematike në raportimin e tij për çështje që përfshijnë Donald Trump-in, Gazën dhe të drejtat e personave transgjinorë.

Në një lëvizje të papritur, Davie deklaroi se dorëheqja ishte vendim personal, por ajo vjen në një kohë kur BBC po përgatitet të kërkojë falje për mënyrën se si u redaktua një fjalim i Donald Trump-it, raporton Guardian.

Deborah Turness, drejtoresha e BBC News, gjithashtu ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjet vijnë pas pretendimeve të ngritura nga Michael Prescott, ish-këshilltar i pavarur i jashtëm në Komitetin për Udhëzime Redaktuese dhe Standarde (EGSC) të BBC-së, i cili ka lënë detyrën gjatë verës. Ai ka akuzuar transmetuesin për anshmëri në disa çështje të ndjeshme.

Komisioni parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport i Dhomës së Komunave i ka dhënë BBC-së një afat deri të hënën për t’u përgjigjur ndaj pretendimeve të ngritura nga Prescott.

Në një shënim dërguar stafit të BBC-së të dielën pasdite, Davie shkroi:

“Ky është tërësisht vendimi im, dhe mbetem shumë mirënjohës ndaj kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë edhe gjatë ditëve të fundit. Jam duke punuar me bordin për të përcaktuar kohën e saktë të tranzicionit, në mënyrë që të sigurojmë një kalim të rregullt drejt pasardhësit gjatë muajve në vijim. Kam reflektuar mbi kërkesat shumë të larta personale dhe profesionale të këtij roli ndër vite, në këto kohë të tensionuara, si dhe mbi faktin që dua t’i jap pasardhësit kohën e nevojshme për të ndihmuar në hartimin e planeve të reja për Kartën që do të zbatojë”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Parashikimi i motit

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas institutit, të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes. Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Të kërkuara