Lajmet

​109 vjet nga Kuvendi i Junikut

Published

on

Kuvendi i Junikut u mbajt më 21-25 maj 1912 në Junik. Udhëheqësit e forcave kryengritëse ndien nevojën e bashkërendimit dhe organizimit të kryengritjes në shkallë kombëtare, prandaj i drejtuan një thirrje popullit shqiptar për t’u bashkuar nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar.

Ministri i brendshëm turk deklaroi në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësinë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”.

Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912 me nismën e Hasan Prishtinës dhe në të morën pjesë 250 delegatë nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit. Falë përpjekjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, u paralizuan veprimet e elementëve turkomanë në radhët e lëvizjes.

Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit vendosën të vazhdohej kryengritja e armatosur, kësodore u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme.

Kuvendi miratoi programin politik i cili përmbante kërkesa për autonominë e Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabet kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në gjithë vendin dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.

Me këtë rast Presidentja Vjosa Osmani në ora 10:30 do të bëjë homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të Junikut.

Ndërsa në orën 11:00, Osmani do të marrë pjesë në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut 1912.

Agjenda:

Ora 10:00 – Homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve;

Ora 11:00 – Akademia Solemne;

Ora 12:00 – Dhurimi i librave Bibliotekës “Din Mehmeti”;

Ora 14:00 – Marshi “Kuvendi i Junikut” në Bjeshkët e Junikut.

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara