Superylli i hip-hopit, Wiz Khalia bëri thirrje për paqe në industrinë e muzikës pas vdekjes tragjike të reperëve Drakeo the Ruler the Young Dolph.
Krijuesi i hitit “See You Again” përmes rrjetit social Twitter iu drejtua kolegëve të tij me mesazhin që ta trajtojnë njëri-tjetrin më mirë në vitin e ardhshëm.
“Si performues, le të provojmë vitin tjetër. Të merremi me punët tona”, shkroi reperi.

Khalifa, emri i vërtetë i të cilit është Cameron Jibril Thomaz, kërkoi nga kolegët e tij të respektojnë familjet e të tjerëve, familjet e viktimave dhe prejardhjen e tyre./UBTNews