UBT News

Vdiq italianja të cilës burri i dedikoi serenadë nga oborri i spitalit, një histori e veçantë dashurie që bëri bujë

Fotografia e 81-vjeçarit, Stefano Bozzini, i cili po luante fizarmonikën në një rrugë italiane poshtë dritares së dhomës së spitalit të gruas së tij, rrëmbeu zemrat e njerëzve.

Gruaja e tij, Carla Sacchi u lirua nga spitali ditë më parë, por raportohet se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj.

Ndonëse ajo nuk ishte e infektuar me COVID-19, rregullat e spitalit nuk e lejonin bashkëshortin e saj ta vizitonte. Kështu që nga malli për të, ai i dedikoi një serenadë dashurie.

Stefano dhe Carla, që jetuan në Castel San Giovanni, në regjionin Emilia-Romagna, ishin të martuar për 47 vite.

Ai i dërgoi asaj një puthje teksa po e shikonte duke performuar nga dritarja e spitalit. Djali i tij, Maurizio tha se Stefano kërkoi leje nga spitali për të performuar./UBTNews

Exit mobile version