UBT News

Vanessa Bryant mësoi për vdekjen e bashkëshortit dhe vajzës së tyre nga rrjetet sociale

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, thotë se mësoi për vdekjen e bashkëshortit të saj nga rrjetet sociale.

Ylli i basketbollit vdiq në janar të vitit 2020 pas përplasjes së helikopterit në të cilin ndodheshin ai dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna, dhe shtatë persona të tjerë në bord.

Bryant po padit Departamentin e Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit për neglizhencë dhe cenim të privatësisë. Ajo pretendon se oficerët shpërndanë grafika nga skena e përplasjes, madje edhe fotografi të trupave të pajetë të Kobe dhe Gianna.

Vanessa u pyet se a ishte në dijeni rreth përplasjes, ajo tha se një asistent i familjes e kishte njoftuar se bashkëshorti dhe vajza e saj ishin në këtë helikopter, por pesë njerëz shpëtuan. Ajo mendonte se ata ishin në mesin e personave që shpëtuan. Por pastaj filluan mesazhet në telefonin e saj.

“Isha në telefon sepse po provoja ta thërrisja bashkëshortin tim, dhe papritmas u shfaqën njoftime në telefonin tim, ku thuhej “Prehu në paqe Kobe Bryant”. Jeta ime s’do të jetë e njëjtë më pa bashkëshortin dhe vajzën time”, deklaroi ajo.

Ajo pretendon se një nga oficerët ndau me një banakier fotografitë e trupit të pajetë të Kobe Bryant, dhe më pas edhe të tjerët filluan t’i shpërndanin ato fotografi.

Gazeta Los Angeles Times raportoi në shkurt të vitit të kaluar se nga një hetim i brendshëm i policisë rezultoi se oficerët ndanin foto të trupave të pajetë të viktimave.

“Unë nuk mendoj se është e drejtë që unë jam këtu sot për të luftuar për përgjegjësi. Sepse askush nuk duhet t’i bëjë të përjetojnë këtë lloj dhimbje dhe frike familjarët e viktimave. Publikimi i fotografive s’është në rregull”, tha Bryant.

Bryant tha se ajo i kishte kërkuar sherifit Alex Villanueva të sigurohej që askush të mos merrte fotografi nga vendi i ngjarjes.

Gruaja e të ndjerit Kobe Bryant tha se po i mban rrobat që bashkëshorti dhe vajza e tij i kishin veshur ditën që vdiqën./UBTNews

Exit mobile version