UBT po ofron një mundësi shumë të vlefshme për profesionistët e fushës së shëndetit dhe sportit. Me bursën prej 20 për qind në programin Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik, punonjësit shëndetësorë dhe sportistët kanë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre akademike, të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përfitojnë nga një qasje e avancuar multidisiplinare për të adresuar sfidat komplekse të shëndetit dhe mirëqenies.
Ky program është i konceptuar për të integruar në mënyrë të balancuar aktivitetin fizik, sportin, ushqyerjen dhe stilin e jetës, duke u fokusuar në promovimin e shëndetit personal, parandalimin e sëmundjeve kronike dhe rehabilitimin pas gjendjeve të ndryshme shëndetësore.
Qëllimet kryesore të programit përfshijnë:
- Edukimin e avancuar mbi përfitimet e aktivitetit fizik dhe sportit për shëndetin publik.
- Zhvillimin e qasjeve të bazuara në prova për menaxhimin e sëmundjeve kronike, promovimin e mirëqenies mendore dhe fizike, si dhe përfshirjen e të gjitha grupmoshave në programe të përshtatura shëndetësore.
- Përgatitjen e profesionistëve për të dizajnuar dhe zbatuar programe të personalizuara shëndetësore sipas kushteve, popullatës dhe nevojave sociale.
- Promovimin e kohezionit social përmes sportit dhe aktivitetit fizik, duke kontribuar edhe në qëndrueshmërinë komunitare në kohë krizash apo emergjencash.
- Nxitjen e kërkimeve shkencore dhe inovacionit në shkencat e sportit, rehabilitimit dhe shëndetit publik.
Studentët e këtij programi do të fitojnë:
- Njohuri të thelluara për analizimin e profilit shëndetësor të popullatave dhe treguesve vitalë, si jetëgjatësia dhe prevalenca e sëmundjeve.
- Aftësi praktike për të hartuar, zbatuar dhe monitoruar programe të aktivitetit fizik për grupe të ndryshme moshe dhe gjendjesh shëndetësore.
- Ekspertizë në përdorimin e metodave moderne të stërvitjes dhe rehabilitimit, të përshtatura për individë me nevoja të veçanta.
- Kompetenca për të vlerësuar kritikisht hulumtimet shkencore, duke siguruar qasje të bazuara në prova për përmirësimin e shëndetit publik.
Programi Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore dhe standardeve ndërkombëtare, me mundësi për specializime në fusha si:
- Aktiviteti fizik për grupmosha të ndryshme dhe të moshuarit,
- Aktiviteti fizik në sëmundje kronike dhe paaftësi,
- Ndërmjetësimi dhe kohezioni social përmes sportit,
- Kërkim shkencor dhe inovacion në shëndet dhe sport.
Nëpërmjet kushteve moderne laboratorike, stafit akademik me përvojë ndërkombëtare dhe mobiliteteve studimore në universitete partnere evropiane, UBT garanton një eksperiencë të plotë akademike dhe profesionale.
UBT synon që përmes këtij programi të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve që do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së jetës, përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sportit dhe rehabilitimit në Kosovë dhe rajon.
APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e këtij programi inovativ në Shëndet dhe Aktivitet Fizik.