Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, duke çuar për gjykim ish-kreun e Bashkisë dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë.
SPAK filloi hetimet që në vitin 2019, ku janë evidentuar një sërë veprimesh të kundërligjshme të zyrtarëve vendor të Qarkut Lezhë. Konkretisht, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë Lezhë, tjetërsuan 66 mijë m2 në bregdet.
Ata akuzohen se përcaktonin parcelat në pronësi të shtetit, gjenin persona të interesuar për t’u pajisur me tokë dhe më pas kryenin falsifikimin e dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës, deri te certifikata e pronësisë. Toka e përfituar prej tyre kap një vlerë prej rreth 13 milion euro.
Ish-kryebashkiaku Frrokaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa gjykata e Lezhës në vitin 2020 ka dhënë për të dënim me 4 vite burg, por SPAK ka kërkuar tjetër gjykim.
Personat e dërguar për gjykim:
1.Fran Frrokaj (me detyrë/në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Bashkisë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2.Gjok Ndoka (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3.Sokol Toma (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës Bashkia Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4.Bledar Cara (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5.Nikolin Shtjefni (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
6.Sokol Vocaj (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme, Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
7.Gjovalin Marku (me detyrë, në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunës në Bashkinë Lezhë), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
8.Luigj Paloka (me detyrë “topograf” në kohën e kryerjes së veprës penale), i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
9.Adiona Martini (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
10.Juxhina Mema (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, nënpunëse në Bashkinë Lezhë), e akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
11.Altin Mikaj (përfitues i pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjëshme), i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë, gërma “c” i Kodit Penal.
/rtsh.al/