UBT News

Taylor Swift kritikon këngëtarin që tha se “ajo nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve”

Këngëtarja Taylor Swift kritikoi këngëtarin Damon Albarn, i cili në një intervistë pretendoi se ajo “nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve”.

Albarn, i njohur gjithashtu edhe si frontmen i grupit “Blur”, tha se Swift i shkruan këngët në bashkëpunim me dike tjetër, dhe se kjo “nuk numërohet”.

“I shkruaj vetë të gjitha këngët e mia. Deklarata juaj është tërësisht false dhe e dëmshme. S’është e domosdoshme t’ju pëlqejnë këngët e mia, por është vërtet e frikshme të përpiqesh të diskreditosh shkrimet e mija. Wow”, shkroi ajo në Twitter.

Dhe postimin e përfundoi me fjalët: “PS, vetë e shkrova këtë postim, në rast se po dyshoni”./UBTNews

Exit mobile version