Edhe një 22-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve serioze që i ka marrë gjatë koncertit të reperit amerikan, Travis Scott, që u mbajt të premten e javës së kaluar në Houston, konfirmoi avokati i familjes së saj.
Bharti Shahani, që do të diplomonte nga Universiteti A&M i Teksasit në pranverë, vdiq të mërkurën mbrëma.
“Bharti Shahani ka vdekur të mërkurën mbrëma. Bharti ishte një yll që shndriste në komunitet. Ajo ishte një motër, një vajzë dhe një studente e suksesshme në Universitetin A&M të Teksasit”, ka thënë avokati i familjes, James Lassiter, gjatë një konference për media.
Të gjitha viktimat ishin mes moshës 14 dhe 27 vjeç./UBTNews