UBT News

Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Këngën e Eurovizionit

Këngëtarja Ronela Hajati është shpallur fituese e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.

“Sekret” u përzgjodh kënga më e mirë në natën finale të edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e Eurovizionit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Torino të Italisë.

Ndryshe, rrugëtimi i Shqipërisë në festivalin evropian të këngës deri më tani ka bërë 16 vjet pjesëmarrje.

Ronela Hajati - Sekret

Exit mobile version