Këngëtarja Ronela Hajati është shpallur fituese e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar.
“Sekret” u përzgjodh kënga më e mirë në natën finale të edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e Eurovizionit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Torino të Italisë.
Ndryshe, rrugëtimi i Shqipërisë në festivalin evropian të këngës deri më tani ka bërë 16 vjet pjesëmarrje.