UBT News

Prokurorët serbë: Testi për COVID-19 i Gjokoviqit ishte i vlefshëm

Prokurorët e shtetit të Serbisë hodhën poshtë të mërkurën sugjerimet se Novak Gjokoviç përdori një test të rremë për COVID-19 në përpjekje për të hyrë në Australi dhe për të konkurruar në Australian Open.

“Prokuroria ka vepruar sipas rregullores, janë bërë kontrolle dhe është konstatuar se Novak Gjokoviq është testuar disa herë dhe se vërtetimet e rezultateve të testit të datës 16 dhjetor 2021 dhe 22 dhjetor 2021 janë të vlefshme”, thuhet në deklaratë.

Gjokoviç u deportua nga Australia dhe u ndalua të luante në Australian Open muajin e kaluar sepse nuk përmbushi kërkesat strikte të Australisë për vaksinim.

Lojtari 34-vjeçar nuk është i vaksinuar dhe qeveria australiane më vonë vendosi t’i anulojë vizën dhe ta deportojë Gjokoviçin, duke thënë se prania e tij në Australi mund të ndikojë kundër vaksinimit./UBTNews/

Exit mobile version