UBT News

Pochettino pasardhësi i Tuchel, emërohet në krye të PSG-së brenda 24 orëve

Mauricio Pochettino pritet që të konfirmohet si trajneri i Paris Saint-Germainit para datës 6 janar, atëherë kur kampioni luan ndaj Saint Etiennes.

Skuadra parisiene konfirmoi shkarkimin e Thomas Tuchel, e që nga ai ishte kërkuar triumfi në Ligën e Kampionëve.

Trajneri ishte eliminuar në sezonin e kaluar në finale të garës më të madhe për klube në Evropë nga Bayern Munichu, e që tani edhe pasoi shkarkimi i tij.

Pochettino për më shumë është një trajner që bënë lojë të bukur dhe PSG natyrisht se është joshur nga stili i tij i lojës, duke mos humbur kohën dhe ka finalizuar bisedimet me të.

Sipas L’Equipes, argjentinasi do të emërohet trajner i PSG-së brenda 24 orësh, për t’u përgatitur kështu në sfidën ndaj Saint Etiennes.

Pochettino do të ketë nën urdhrat e tij dy ndër lojtarët më të mirë në botë, si Neymar dhe Kylian Mbappe, e padyshim se mund edhe të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm.

Exit mobile version