UBT News

Muzikanti Damon Albarn i kërkoi falje koleges Taylor Swift

Muzikanti britanez, Damon Albarn i kërkoi falje “pafundësisht” këngëtares amerikane, Taylor Swift, pasi deklaroi se ajo ‘nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve’.

Albarn, i njohur më së miri si frontmeni i bendeve “Blur” dhe “Gorrillaz”, i bëri këto komente në një intervistë për Los Angeles Times. Dhe Swift menjëherë reagoi ndaj këtyre deklaratave.

“Isha fanse e madhe e jotja derisa e pashë këto. I shkruaj vetë të gjitha këngët e mia. Deklarata jote është tërësisht false dhe e dëmshme. Mund të mos i pëlqesh këngët e mia, por është gabim të tentosh t’i zhvlerësosh shkrimet e mia. WOW”, shkroi ajo mes tjerash.

Albarn i kërkoi falje, duke i thënë se pajtohet plotësisht me të dhe se qëllimi i tij nuk ishte t’ia zhvlerësonte këngët./UBTNews

Exit mobile version