UBT News

Libri rreth Holokaustit që u ndalua në një shkollë amerikane, ndër më të shiturit në Amazon

Një roman rreth Holokaustit që fitoi çmimin Pulitzer, është në listën e librave më të shitur në Amazon, pasi një shkollë në Tenesi e ndaloi atë.

Romani grafik “Maus: A Survivor’s Tale” përshkruan se si prindërit e autorit i mbijetuan kampit Aushvic gjatë Holokaustit.

Anëtarët e bordit votuan në favor të ndalimit të romanit sepse ai përmbante fjalë të ndyta dhe një ilustrim lakuriq. Por tani “The Complete Maus”, që përfshin të gjitha vëllimet, është ndër më të shiturit.

Gjashtë milionë hebrenj vdiqën gjatë Holokaustit – fushata e Gjermanisë naziste për të zhdukur popullsinë hebreje të Evropës. Prindërit e autorit Art Spiegelman ishin hebrenj polakë, të cilët u dërguan në kampet naziste të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore./UBTNews

Exit mobile version