Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:
Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina
Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania
Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia
UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.