Kush thotë se ka vetëm kitara, piano dhe bateri? Bota e instrumenteve muzikore është shumë e pasur, e larmishme dhe origjinale.
Në fakt, ka instrumente që janë pak të njohur në të gjithë botën, por po aq interesante si për mënyrat e funksionimit, ashtu edhe për llojin e tingullit që prodhojnë.
Disa nga këto instrumente përfaqësojnë variante të instrumenteve tradicionale si flauti apo kontrabasi, ndërsa të tjerat janë krejtësisht origjinale, të lindura nga shpikja dhe krijimtaria e muzikantëve, zejtarëve por edhe e shkencëtarëve.
Harp lazer- Harpa lazer është një instrument muzikor elektronik i formuar nga një seri rrezesh lazer që luhen sikur të ishin telat e një harpe. Për të prodhuar zë, harpa duhet të lidhet me një sintetizues ose një kompjuter, me të cilin mund të merren melodi të veçanta.
Zeusofoni- Ky është absolutisht një nga instrumentet muzikore më absurde, është një lloj altoparlanti plazma, i cili përdor të ashtuquajturën spirale “Tesla”, e modifikuar për të prodhuar nota muzikore. Spiralja Tesla është një transformator i tensionit të lartë i aftë për të gjeneruar rrufe shumë të ngjashme me ato me origjinë atmosferike. Zeusofoni, riprodhon notat muzikore duke moduluar shkëndijat e spirales.
Theremin- Theremin është një instrument muzikor elektronik që nuk përfshin kontaktin fizik të interpretuesit me vetë instrumentin. Ai u shpik në 1919 nga fizikani sovjetik Lev Sergeevič Termen dhe bazohet në oshilatorë, këta të fundit prodhojnë tingull kur ndryshojnë karakteristikat e tyre, veçanërisht kur duart e muzikantit hyjnë në fushën e valës. Kontrolli bëhet duke i larguar duart dhe duke i afruar antenat. Timbri mund të ndryshojë nga ai i kontrabasit deri te tingulli i violinës. Në vitin 1982, Michael Jackson dhe bashkëpunëtorët e tij e përdorën atë kur krijuan një nga këngët e tij më të famshme, “Thriller”.
Oktobasi- Oktobasi është një lloj kontrabasi i madh me tre tela, rreth 3.85 metra i lartë dhe i bërë për herë të parë nga lutisti francez Jean-Baptiste Vuillaume në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Instrumenti nuk është vendosur kurrë në stafin e orkestrës edhe për shkak të vështirësisë në luajtjen e tij. Telat e oktobasit nuk shtypen me gishta, por me një sistem levash, të vendosura në bazën e qafës dhe me pedale.
Harpa e hebrenjve- Ky instrument konsiderohet si një nga më të vjetrit në botë. Besohet se ishte i famshëm edhe ndër romakët e lashtë, të cilët më pas do ta eksportonin në Francë dhe në Britaninë e Madhe. Ky instrument përbëhet nga një strukturë metalike, në mes të së cilës ndodhet një lamelë e hollë.
Flaut nënkontrabas- Flauti i nënkontrabasit është një nga instrumentet më të mëdhenj në familjen e flautit, me një lartësi mbi 1.8 metra dhe mbi 4.5 metra të gjatë. Pavarësisht përmasave të tij, tingulli që prodhon këtë flaut është shumë delikat, por vështirë se ky instrument përdoret jashtë ansambleve muzikore të përbëra vetëm nga flauta./syri.net/