UBT News

Indonezi: Autoritetet ndalojnë transmetimin e këngëve të artistëve me famë botërore, ndër ta edhe Dua Lipa

Këngët e Bruno Mars, Dua Lipës, Ariana Grandes e shumë artistëve tjerë me famë botërore, janë ndaluar në radio para orës 22:00 në Indonezi.

Komisioni Indonezian i Transmetimit (KPI) ka ndaluar që radiot të lëshojnë 42 këngë para orës 22:00, pasi që pretendojnë se tekstet e tyre janë të pamoralshme!

Pra, çfarë ka në ato 42 këngë? Për shembull, ato përmbajnë fjalë dhune dhe poshtërimi ose aludojnë në seksualitet. Kjo sipas Ligjit Nr. 32 të Kodit të Sjelljes së Transmetimit dhe Standardeve të Programeve të Transmetuara, i cili thotë që transmetimi në radio është në interes të integritetit kombëtar për të ndërtuar karakterin dhe identitetin e një kombi që është besnik dhe i devotshëm“, tha ndër të tjerash Adiyana Slamet, kreu i KPI.

Radio stacioneve u kërkohet gjithashtu të censurojnë tekste që nuk janë në përputhje me normat indoneziane para se të luajnë 42 këngët.

Këngët përfshijnë hite nga artistë me famë botërore si Ariana Grande, Bruno Mars, Cardi B dhe Suga të BTS.

IKP ka një histori të censurës në media. Komediani i njohur Tukul, për shembull, mori një paralajmërim në korrik të vitit 2019 sepse një skenë në programin e tij televiziv kishte një burrë po pretendohej të ishte i pushtuar nga djalli. Dënimi u dha bazuar në mbrojtjen e fëmijëve./UBTNews

Këtu është lista e 42 këngëve dhe artistëve të tyre:

  1. Bruno Mars – 24K
  2. Ariana Grande – 34+35
  3. Masked Wolf – Astronaut in the Ocean
  4. M.I.A – Bucky Done Gun
  5. Maroon 5 – Beautiful Mistakes
  6. Max Ft Suga – Blueberry Eyes
  7. Lil Nas X – MONTERO (Call Me By Your Name)
  8. Pia Mia ft Chris Brown – Do It Again
  9. Snoop Dogg – Drop It Like It’s Hot
  10. Jay Z – Empire State of Mind
  11. Maroon 5 ft Cardi B – Girls Like You
  12. Timbaland – Give It to Me
  13. 24kGoldn Ft Iaan Dior – Mood
  14. Chynna Phillips – Naked and Sacred
  15. Bruno Mars ft Cardi B – Please Me
  16. Ariana Grande – Positions
  17. Post Malone ft Ty Dolla Sign – Psycho
  18. Camilla Cabello ft Shawn Mendes – Senorita
  19. Nicky Minaj – Starships
  20. Doja Cat – Streets
  21. DJ Snake ft Selena – Taki Taki
  22. Jason Derulo ft 2 Chainz – Talk Dirty
  23. Bruno Mars – That’s What I Like
  24. Cardi B – Up
  25. One Republic – Good Life
  26. Gym Class Heroes ft Estelle – Guilty As Charged
  27. Rita Ora – How We Do
  28. Busta Rhymes ft Maria – I Know What You Want
  29. Icona Pop – I Love It
  30. DJ Khaled – I’m the One
  31. Jay Z – Izzo
  32. Bruno Mars – Lazy Song
  33. Dua Lipa ft DaBaby – Levitating
  34. Justin Bieber ft benny blanco – Lonely
  35. Eminem – Lose Yourself
  36. Ariana Grande ft The Weeknd – Love Me Harder
  37. Bruno Mars – Versace on the Floor
  38. Avril Lavigne – Wish You Were Here
  39. Kid Laraoi – Without You
  40. Vedo – You Got It
  41. Dua Lipa ft Missy Elliot – Levitating
  42. Bruno Mars – Locked Out of Heaven – The Jakarta Post/Asia News Network

Exit mobile version