Një gjykatë në qytetin spanjoll të Barcelonës ka urdhëruar yllin e popit, Shakira të përballet me gjyqin për një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë eurosh (rreth 14 milionë dollarë).
Trupi gjykues vendosi që procedurat duhet të vazhdojnë pavarësisht se muzikantja tashmë ka paguar shumën që kërkoi Agjencia Spanjolle e Taksave, plus 3 milionë euro të tjera në interes.
Në korrik, prokurorët thanë se po kërkonin një dënim me tetë vjet burg për këngëtaren 45-vjeçare./UBTNews/