Këngëtarja e mirënjohur, Britney Spears ka folur për lumturinë që po e përjeton pasi u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare, javën e kaluar. Të premten, një gjykatë i dha fund kujdestarisë ligjore që ia kontrolloi jetën në disa aspekte që nga viti 2008.
Përmes një video emocionuese në Instagram, ylli i pop-it tha se është falënderuese që ka arritur t’i kthejë gjërat e vogla, sikurse mbajtja e çelësave të veturës së saj dhe karta e bankës. Ajo nënvizoi se do ta shfaqet në një intervistë me Oprah Winfrey dhe i falënderoi fansat “që ia shpëtuan jetën”.
“Isha në kujdestari për 13 vjet. Ishte periudhë e gjatë të jesh në një situatë në të cilën nuk do të jesh. Jam sinqerisht tejet falënderuese për çdo ditë, të jem në gjendje të kem çelësat e makinës sime dhe të jem në gjendje të jem e pavarur dhe të ndihem si grua dhe të kem një kartë ATM. Janë gjëra të vogla për ne femrat, por është ndryshim i madh”, deklaroi ajo mes tjerash.
Babai i saj, Jamie Spears u emërua kujdestar i saj në vitin 2008, pas disa shqetësimeve për shëndetin e saj mendor./UBTNews