UBT News

“Billboard Music Awards”, Dua Lipa e nominuar në katër kategori

Të enjten është publikuar lista e të nominuarve në ceremoninë e “Billboard Music Awards” për këtë vit. Weeknd kryeson me 16 nominime, përfshirë kategoritë ‘artisti më i mirë’, ‘artisti më i mirë mashkull’ dhe ‘artistin më i mirë Hot 100’.

Pastaj DaBaby me 11 nominime në nëntë kategori, Gabby Barret me nëntë nominime, dhe Morgan Wallen me gjashtë nominime në pesë kategori.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është e nominuar në katër kategori: “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.

Ceremonia “Billboard Music Awards” do të mbahet më 23 maj në Microsoft Theater, në Los Angeles./UBTNews

Exit mobile version