UBT News

Ariana Grande vazhdon traditën me dhurata për fëmijët në spitalet e Manchesterit

Ylli Ariana Grande ka sjellë edhe një herë shkëlqim festiv për pacientët e rinj në Manchester të Anglisë, pasi u dha dhurata spitaleve të fëmijëve në qytet gjatë Krishtlindjeve.

Këngëtarja e “One Last Time” krijoi një raport të fuqishëm me Royal Manchester Children’s Hospital Charity që nga sulmi në Manchester Arena në vitin 2017, ku mbetën të vdekur 22 persona.

Shoqata bamirëse e spitalit shpërndau në rrjete sociale foto të dhjetëra dhuratave shumëngjyrëshe poshtë një peme të Krishtlindjes dhe falënderoi yllin për befasinë.

Dhuratat iu shpërndanë foshnjave, fëmijëve dhe adoleshentëve në repartet pediatrike në Spitalin e Fëmijëve Royal Manchester, Spitalet Trafford, Spitalin Wythenshawe dhe Spitalin e Përgjithshëm të Manchesterit të Veriut./UBTNews/

Exit mobile version