Aktori Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria, fshinë llogaritë e tyre në rrjetin social Twitter, vetëm disa ditë pasi ylli i Hollywood-it ka mohuar përgjegjësinë për të shtënat fatale me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në muajin tetor, ku mbeti e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.
Llogaria e tij – të cilën ai e përdorte për t’u deklaruar në lidhje me rastin – u fshie të dielën. Tashmë përdoruesve të Twitterit kur e kërkojnë aktorin u del mesazhi “Kjo llogari nuk ekziston”.
Kurse llogaritë e tyre në rrjetin social Instagram, janë aktive. Aktori përmes Instagramit shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole./UBTNews