UBT News

Agjenti i Jesus e konfirmon: Kemi pasur bisedime me Arsenalin

Pas transferimit të Erling Haaland te Manchester City, sulmuesi brazilian Gabriel Jesus pritet që të largohet këtë verë nga kampioni anglez.

Tani gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se interesim në shërbimet e yllit brazilian ka shprehur skuadra londineze, Arsenal. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe agjenti i Jesus, Marcelo Pettinati, i cili po ashtu tregoi që edhe gjashtë skuadra të tjera janë të interesuara në sulmuesin e Manchester Cityt.

“Ne kishim bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesusin dhe neve na pëlqen projekti i tyre, është një mundësi serioze kështu që ne jemi duke e diskutuar. Ka edhe gjashtë klube të tjera që janë të interesuara në Gabriel Jesusin, por ai tani është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Manchester Cityn, më pastaj do të shohim se çdo të ndodh”, tha Pettinati.

Që prej transferimit nga skuadra e Palmeiras te Manchester City, Gabriel Jesus ka arritur të bëjë 234 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 95 gola dhe 46 asistime.

Exit mobile version