Paris Saint-Germain më në fund e ka bërë zyrtare marrëveshjen e re për kapitenin e klubit dhe mbrojtësin brazilian, Marquinhos.
Marquinhos do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Parc des Princes” deri në qershor të vitit 2028. PSG dhe Marquinhos së bashku refuzuan oferta të shumta nga klubet e Premier Ligës në verën e kaluar.
“Marquinhos gjithmonë ka qenë duke luftuar për fanellën e PSG-së, unë e mbaj në mend kur ai iu bashkua klubit në moshën 19 vjeçare. Që nga dita e parë, ai tregoi përkushtim të madh dhe shpirte luftarak”, tha presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi.