UBT News

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive, 2 në monitorim

Pesë vatra zjarri janë evidentuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, tre prej të cilave janë aktive, ndërsa dy të tjerat po monitorohen.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vatrat aktive janë në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht në terren të vështirë dhe në pamundësi për ndërhyrje nga toka; në fshatrat Damjan e Isufaj të Tiranës edhe në zonën e Pezë–Helmës; si dhe Në Parkun Natyror Gërmenj.

“Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat: 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim, si më poshtë:

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme”, thuhet në njoftim.

Vatrat të cilat janë në monitorim prej efektivëve të MZSH dhe Forcave të Armatosura ndodhen në Ternovë dhe fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Exit mobile version