UBT News

Zidane me një këmbë jashtë Real Madridit, dy super trajnerë po presin një telefonatë

Skuadra e Real Madridit është duke kaluar në një krizë ndeshjesh, me barazime e humbje, që tani së fundmi klubit mbretërorë i rrezikohet edhe kualifikimi për në fazën tjetër.

Te Los Blancos kanë filluar të mendojnë edhe shkarkimin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili nuk po cilësohet njeriu i duhur që mund të rikthejë skuadrën tek triumfet e mëhershme të klubit. Takimi vendimtar i Zidane, si duket do të jetë me Borussia Monchengladbach, që atij ose do i jepet edhe një shans, ose do të shkarkohet nga pozita e kryetrajnerit.

Në konferencën për media që e kishte pas humbjes ndaj Shakhtar Donetsk, ai e bëri me dije se nuk do të jap dorëheqje, dhe se një gjë të tillë nuk duhet ta presë askush. Francezi si duket është i bindur se mund ta kualifikojë skuadrën tutje, dhe se ekipi madrilen do të këndellet në fazën tjetër.

Mirëpo, nëse Zidane dështon ta bëjë këtë, atëherë Perez do të duhet të marr një vendim që atij do i hiqte të drejtën që ai të drejtonte me skuadrën mbretërore, e që ka dy emra që presin ta marrin këtë pozitë. Massimiliano Allegri dhe Mauricio Pochettino janë dy emrat që po lidhen me pozitën e trajnerit të Real Madridit, e që të dy janë të gatshëm t’u bashkohen mbretërve./UBTNews

Exit mobile version