Kryetarja e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shpallur zgjedhjet presidenciale malazeze më 19 mars.
“Kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për president të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit të Malit të Zi”, tha Gjuroviq.
Mandati aktual i presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, nisi më 20 maj të vitit 2018.
Në mënyrë që një kandidat të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai duhet të marr mbi 50 për qind të votave.
Rundi i dytë i zgjedhjeve mbahet pas dy javësh, nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i fiton më tepër se gjysmën e votave.
Herën e fundit, zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi u mbajtën më 15 prill 2018.
Para Millo Gjukanoviqit, president i Malit të Zi për tri mandate ishte Filip Vujanoviq, nga viti 2003 deri në vitin 2018.
Para Vujanoviqit, nga viti 1997 deri në nëntor të vitit 2002 president ishte Gjukanoviqi.