UBT News

Sot përfundon afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Afati i fundit që votuesit nga jashtë të aplikojnë për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale është sot.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, ka thënë se deri tani kanë pranuar rreth 9 mijë e 600 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

“Pas kësaj date do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore”, është shprehur ai në një intervistë për EO, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se të gjithë aplikuesit që arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, do të mund të votojnë përmes postës në një fazë të mëvonshme e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor.

Exit mobile version