UBT News

Zëri që nuk dëgjohet lirshëm nga qelia e burgut: Çmimi Pulitzer për gazetarin Vladimir Kara-Murza

Vladimir Kara-Murza, një figurë e njohur në botën e gazetarisë dhe aktivizmit politik, ka fituar çmimin më prestigjioz në fushën e gazetarisë, çmimin Pulitzer për koment. Kara-Murza, i cili ka shkruar kolumne për gazetën The Washington Post nga qelia e tij e burgut në Rusi, është nderuar për angazhimin dhe shkrimet e tij të guximshme që shprehin një kritikë të hapur ndaj regjimit të Presidentit rus, Vladimir Putin.

42-vjeçari, i burgosur që nga prilli i vitit 2022, është politikan, autor dhe historian rus. Ai u dënua për tradhti për denoncimin e luftës në Ukrainë, duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të opozitës kundër regjimit të kremlinit. Dënimi i tij prej 25 vjetësh është një ndër më të rëndët që është dhënë ndonjëherë ndaj një kritiku të Presidentit Putin në Rusinë moderne.

Përveç Kara-Murzës, ka një numër në rritje disidentësh të burgosur në kushte të vështira politike nën qeverisjen e Putinit. Çmimi iu dha Kara-Murzës për shkrimet e tij “me rrezik të madh personal”, duke ngritur zërin për lirinë dhe demokracinë në Rusi, sipas njoftimit të Pulitzer të hënën.

Edhe pse Kara-Murza nuk ishte në dispozicion për koment për marrjen e çmimit për shkak të burgimit të tij, gruaja e tij, Evgenia Kara-Murza, falënderoi The Washington Post për sigurimin e një zëri për bashkëshortin e saj.

Anëtarët e Kongresit amerikan kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Kara-Murzës, ndërsa akuzat kundër tij rrjedhin nga një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës, ku ai ishte kritik ndaj pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Kara-Murza ka mbijetuar dy herë helmimeve për të cilat ai fajësoi autoritetet ruse, duke i hedhur poshtë si një dënim për qëndrimin e tij kundër Putinit.

Gjatë kësaj kohe, Kara-Murza ka qëndruar në një burg të sigurisë maksimale në Siberi, megjithëse mbështetësit e tij kanë thënë në fillim të këtij viti se ai nuk ndodhet më atje. Avokati i tij, Vadim Prokhorov, ka thënë se mënyra më e mirë për ta uruar Kara-Murzën do të ishin përpjekjet aktive për ta liruar atë dhe kërkesat përkatëse publike që synojnë regjimin e Putin. Çmimi Pulitzer, i themeluar me testamentin e botuesit të gazetës Joseph Pulitzer në vitin 1917, vlerësohet si një nder i lartë për gazetarët që kontribuojnë në fushën e gazetarisë dhe të lirisë së shprehjes.

 

Përktheu nga Associated Press, Dionesa Ebibi

 

Exit mobile version