UBT News

Zara, Anthropologie dhe Patowl akuzohen për përvetësim kulturor

Meksika ka akuzuar markat Zara, Anthropologie dhe Patowl për përvetësim kulturor, duke pretenduar se kanë përdorur modele dizenjosh të grupeve autoktone në veshjet e tyre, pa ndonjë përfitim për komunitetet.

Ministria e kulturës tha në një deklaratë se u ka kërkuar të tri kompanive një “shpjegim publik se me ç’të drejtë mund të privatizojnë pronën kolektive”. Ministria tha se kompanitë janë frymëzuar nga modelet e krijuara në shtetin jug-perëndimor të Oaxaca dhe bëri thirrje që përfitimet t’u jepen komuniteteve.

Zara, e cila është në pronësi të shitësit më të madh të veshjeve në botë, Inditex, akuzohet për përdorimin e një dizenjoje të veçantë për komunitetin vendas Mixteca të San Juan Colorado në një fustan në ngjyrë mente me qëndisje të gjelbër.Zara, Anthropologie dhe Patowl akuzohen për përvetësim kulturorZARA – PATOWL – ANTHROPOLOGIE

Ministria e kulturës pretendon se modeli “pasqyron simbolet e hershme që lidhen me mjedisin, historinë dhe botëkuptimin e komunitetit” dhe ishte i ngjashëm me veshjet tradicionale, pjesë e identitetit të grave dhe u duheshin zanatçinjve vendas të paktën një muaj për t’i bërë .

Inditex tha në një deklaratë dërguar Reuters: “Dizajni në fjalë në asnjë mënyrë nuk ishte huazuar ose ndikuar nga artizanët e Meksikës.”


Ministria pretendon gjithashtu që Anthropologie, në pronësi të URBN, ka kopjuar një model qëndisjeje të zhvilluar nga komuniteti Mixe në Santa Maria Tlahuitoltepec në prodhimin e pantallonave të shkurtra, të zbukuruara me qëndisje vjollce dhe mente. Modelet e pretenduara të kopjuara në këtë qëndisje “janë një manifestim i identitetit, historisë dhe marrëdhënies me mjedisin”, tha ministria.


Sipas Ministrisë së Kulturës, Patowl ka kopjuar një model nga komuniteti Zapotec në San Antonino Castillo Velasco për bluzat me lule, të cilat janë zbukuruar me dantella dhe qëndisje.


Kjo çështje është e një rëndësie të madhe në Meksikë, ku për vite me radhë, marka perëndimore kanë kopjuar modelet e komuniteteve autoktone, duke i shituar ato si “boho chic”, pa dhënë asnjë ndihmë për komunitetet lokale, përgjithësisht të varfëra.FËMIJË NË OAXACA

Ministrja e Kulturës, Alejandra Frausto, publikoi një deklaratë vjeshtën e kaluar duke thënë se Meksika nuk do të tolerojë më përvetësimin kulturor të modeleve lokale.

Burimet: Reuters, Guardian, Women’s Wear Daily

Exit mobile version