Zahara Jolie-Pitt po merr sensin e stilit nga e ëma e saj, Angelina Jolie!
Të hënën, Jolie pozoi me pesë fëmijët e saj, Zahara, Maddox, Shiloh, dhe binjakët Vivienne dhe Knox – në tepihun e kuq në premierën e filmit “Eternals” në Los Anxhelos.
Për këtë event, Zahara veshi fustanin e të ëmës, të cilin Jolie e kishte veshur në vitin 2014 në ceremoninë e “Oscars”.
Aktorja tha para mediave se fëmijët e saj kaluan kohë të këndshme ndërsa shikonin veshjet e vjetra të nënës së tyre./UBTNews