UBT News

Zaev: BE-ja i zhgënjeu qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Nuk bëhet fjalë thjeshtë për anëtarësimin në BE, për ne qëllimi kryesor është evropianizimi i vendit tonë. Treguam përkushtim të vërtetë ndaj këtij procesi, pavarësisht faktit se kemi qenë një vend kandidat që nga viti 2005 dhe kemi qenë duke pritur që hapi tjetër të ndodhë për 16.5 vjet. Jemi të qartë se 5, 7 ose 10 ose më shumë vjet do të kalojnë para anëtarësimit, por BE-ja nevojitet të përmbushë premtimet e saj, për të na mundësuar që të ndërmarrim hapin tjetër”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në emisionin “Conflict zone” në “Deutsche Welle” në gjuhën angleze, duke shtuar se fatkeqësisht BE-ja nuk ua përmbushi premtimin qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tani zhgënjimi është vërtet i madh.

Zaev theksoi se evropianizimi dhe anëtarësimi në BEnuk kanë asnjë alternativë, kryesisht për shkak të vlerave të Unionit që nënkuptojnë një të ardhme më të mirë dhe të prosperuar, por shtoi se Ballkani Perëndimor, të cilat janë një lloj ishulli i lënë në BE, në këtë mënyrë lënë mundësi të përballen me ndikime të tjera.

Lidhur me rrugën evropiane me Shqipërinë, Kryeministri Zaev theksoi se bëhet fjalë për lidhje për arsye praktike, duke nënvizuar se secili vend duhet të vlerësohet në mënyrë të pavarur, megjithëse u gjendëm në një situatë të ngjashme disa vjet më parë, por në drejtim të kundërt kur rruga e Tiranës ishte bllokuar.

Zaev theksoi se kjo Qeveri, përmesMarrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë, arriti të zgjidhë çështje në mënyrë evropiane me dekada të vjetra.

Në drejtim të evropianizimit të vendit tonë, Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon si demokraci funksionuese multietnike dhe multi-konfesionale.

Lidhur me pengesat me Bullgarinë në rrugën evropiane, Zaev shprehu optimizëm se pas formimit të një qeverie politike në Sofje, ekziston mundësi për të kapërcyer këto çështje, duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mban një kurs angazhimi dhe miqësie.

Përndryshe në fund të qershorit, pritej që Maqedonia të marrë dritë jeshile nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për miratimin e kornizës negociuese dhe për rrjedhor fillimin e negociatave me BE-në, por përsëri u bllokua nga Bullgaria.

Ndërkohë, bisedimet midis dy vendeve për zgjidhjen e ngërçit pritet të fillojnë pas formimit të një Qeverie në Bullgari, pasi aktualisht ky vend është me qeveri teknike./portalb

Exit mobile version