UBT News

YouTube fshin kanalet e reperit R. Kelly

YouTube ka fshirë dy kanalet e reperit R.Kelly pasi u dënua për trafikim seksual muajin e kaluar. Këngëtari shfrytëzoi statusin e tij për të abuzuar seksualisht me femra dhe fëmijë për 20 vjet.

YouTube ka fshirë kanalet RKellyTV dhe RKellyVevo, duke thënë se vendimi është “në përputhje me udhëzimet tona të përgjegjësisë së krijuesit”. Këngëtarit nuk do t’i lejohet të krijojë kanale të reja, por krijimtaria e tij artistike do të jetë e disponueshme në YouTube Music.

Kjo praktikë ka vlejtur edhe në rastin e trajnerit të gjimnastikës amerikane, Larry Nassar, i cili u burgos për ngacmimin e qindra gjimnastëve të rinj./UBTNews

Exit mobile version