UBT News

Ylli Olga Smirnova largohet nga trupa ruse e baletit për shkak të pushtimit të Ukrainës

Një prej balerinave më të njohura ruse të “Bolshoi Ballet”, Olga Smirnova, u largua nga trupa prestigjioze e baletit për t’iu bashkuar trupës ndërkombëtare holandeze të baletit në Amsterdam, duke u bërë zyrtarisht valltarja e parë ruse që vendoset në një kompani tjetër qysh prej pushtimit të Ukrainës.

Balerina përmes Instagramit tregoi se pse e mori këtë vendim.

 “Çështja nuk është se ndoshta çdo i dyti rus ka të afërm ose miq që jetojnë në Ukrainë, jo se gjyshi im është ukrainas, dhe unë jam një çerek ukrainas, por që ne vazhdojmë të jetojmë në shekullin e 20-të, edhe pse nominalisht jemi në shekullin e 21-të”, deklaroi ajo.

“Asnjëherë s’do ta mendoja se do të turpërohesha nga Rusia”, shkroi ajo tutje.

“Gjithmonë kam qenë krenare me talentët rusë, arritjet në kulturë dhe sport. Më dhemb që njerëzit po vdesin, derisa të tjerët s’kanë kulm mbi kokë ose janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre”, deklaroi ajo.

Paraqitja e saj me trupën e re do të jetë më 3 prill./UBTNews/

Exit mobile version