Ylli kolumbian, J Balvin ka kërkuar falje për videoklipin e fundit “Perra”, një javë pasi e fshiu nga kanali YouTube.
Projekti që u lansua në muajin shtator, shfaq Balvin me dy femra me ngjyrë të lidhura me zingjirë që zvarriten në dysheme.
“Dua t’ju kërkoj falje që jeni ofenduar, sidomos komunitetit me ngjyrë. S’jam i tillë. E dua tolerancën, dashurinë dhe gjithëpërfshirjen”, deklaroi mes tjerash artisti.
.@JBALVIN apologizes for the video of “Perra” with #Tokischa. “My message has always been tolerance, love and integration,” he adds. pic.twitter.com/bXOzXv9MVf
— billboard latin (@billboardlatin) October 24, 2021
Edhe kënga edhe klipi ngjallën reagime qysh kur u publikuan më 7 shtator. Zëvendëspresidentja dhe kancelarja e Kolumbisë, Marta Lucía Ramírez tha se kënga ishte “seksiste, raciste, shoviniste dhe mizogjene”.
“Në klipin e tij, artisti përdor imazhe të grave dhe njerëzve të pasardhësve afrikanë – grupe të popullsisë me mbrojtje të veçantë kushtetuese – të cilët ai i paraqet me veshë qeni. Përveç kësaj, gjatë ecjes, këngëtari mban dy gra pasardhëse afrikane të lidhura me zinxhirë në qafë dhe që zvarriten në dysheme si kafshë apo skllevër”, shkroi ajo në një letër të hapur më 11 tetor.
Ajo inkurajoi Balvinin dhe industrinë e muzikës të nënshkruajnë një peticion për “promovimin e të drejtave të grave në muzikë dhe parandalimin e dhunës ndaj tyre”.
Javën e kaluar, nëna e Balvin tha në një stacion lajmesh kolumbiane se e kishte qortuar djalin e saj për këtë projekt.
Balvin e fshiu videon më 17 tetor, por priti pothuajse një javë për të kërkuar falje.
“Në formë respekti, videon e fshiva qe tetë ditë. Por për shkak të kritikave, po dal me një qëndrim. Nënë më fal. Jeta bëhet më e mirë çdo ditë. Faleminderit që më dëgjon”, deklaroi ai mes tjerash.
Balvin, 36-vjeçar, është një nga artistët më të mëdhenj të muzikës latine./UBTNews