Ylli i tenisit, Naomi Osaka njoftoi shtatzëninë e saj të mërkurën përmes një fotografie në Instagram.
“Vitet e fundit kanë qenë interesante për të thënë të paktën, por unë shoh se janë periudhat më sfiduese në jetë ato që mund të jenë më argëtuese”, shkroi ajo krahas fotografisë.
“Këta disa muaj larg sportit më kanë dhënë vërtet një dashuri dhe vlerësim të ri për lojën të cilës i kam kushtuar jetën”, shtoi ajo tutje.
Osaka njoftoi se po planifikon të kthehet në tenis në vitin 2024 për Australian Open të vitit të ardhshëm, një turne që e ka fituar në dy raste të mëparshme./UBTNews/