UBT News

Ylli i Rusisë dënon luftën në Ukrainë

Një nga këngëtaret më të famshme ruse, Alla Pugacheva, u bëri thirrje autoriteteve ruse ta shpallin atë “agjente të huaj”, në solidaritet me bashkëshortin e saj, Maxim Galkin, i cili është fuqishëm kundër luftës.

Edhe Galkin, i cili është yll i shoubizit, u etiketua si “agjent i huaj” të premten pasi dënoi sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Në rrjetet sociale Pugacheva e quajti burrin e saj “një patriot të vërtetë të pakorruptueshëm rus, i cili dëshiron… t’i jepet fund vrasjes së djemve tanë për qëllime iluzore”.

Ajo tha se qëllimet iluzore të Kremlinit në Ukrainë “e bëjnë vendin tonë paria dhe jetën e qytetarëve tanë ekstremisht të vështirë”.

Galkin, një komedian, prezantues televiziv dhe këngëtar, donte “prosperitet për atdheun e tij, paqe, liri të shprehjes”, shtoi ajo.

Etiketimi “agjent i huaj” është aplikuar nga qeveria ruse për organizata të ndryshme mediatike, grupe fushatash dhe individë që kritikojnë hapur politikat e Kremlinit./UBTNews/

Exit mobile version