UBT News

Ylli i “Pogues”, Shane MacGowan shtrihet në spital

Frontmeni i grupit “Pogues”, Shane MacGowan, i njohur më së miri si këngëtari i preferuar i Krishtlindjeve “Fairytale of New York”, është shtruar në spital, njoftoi gruaja e tij.

Gruaja e 64-vjeçarit, Victoria Clarke, shkroi në Twitter të hënën se MacGowan u shtri “përsëri në spital dhe shpreson se do të dalë sa më shpejt nga këtu”. Clarke kërkoi nga fansat që të dërgojnë lutje./UBTNews/

Exit mobile version