James Gandolfini ka dëshmuar se ka qenë gjithmonë një burrë bujar.
Ylli i ndjerë i “Sopranos” u kujdes për shokët e tij të filmit dhe i dhuroi secilit prej tyre 33,000 dollarë pas një mosmarrëveshjeje rreth kontratës, sipas një libri të ri.
Libri i titulluar “Tinderbox: HBO’s Ruthless Pursuit of New Frontiers”, përshkruan se si Gandolfini nënshkroi një kontratë që do t’i paguante atij 5 milionë dollarë në sezon. HBO dyfishoi pagën e tij pas transmetimit të sezonit të tretë në 2001.
Megjithatë, ekipi i tij vazhdimisht kërkuan kompensim më të lartë pas kësaj dhe madje shkuan aq larg saqë ngritën një padi për shkeljen e kontratës. Kjo bëri që rrjeti të kundërshtonte aktorin.
“Jim ishte një aktor brilant, por një djalë i komplikuar për t’u marrë me të”, tha Mike Lombardo në libër.
Chris Albrecht, një tjetër ish-ekzekutiv, zbuloi se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund negociatave do të ishte ndalimi i prodhimit, i cili do të kishte lënë të papunë kastin dhe ekipin e serialit.
“Nga shqetësimi për kolegët e tij, Gandolfini më pas ra dakord me ofertën e rrjetit prej 13 milionë dollarësh në sezon, ose “një milion në episod”, tha Albrecht.
Pas përfundimit të kontratës së tij, Gandolfini më pas shkroi çeqe prej 33,000 dollarësh për secilin prej aktorëve, thuhet në libër./UBTNews/