Këngëtarja me më së shumti ndjekës në Instagram, Ariana Grande, është martuar me të fejuarin e saj, Dalton Gomez, në një martesë “të vogël dhe intime”.
Këngëtarja 27-vjeçare amerikane e zhvilloi ceremoninë e martesës me më pak se 20 persona gjatë fundjavës.
Ariana Grande njoftoi në dhjetor se ishte e fejuar me agjentin e pasurive të Los Angeles, 25 vjeç.
Dasma e tyre u zhvillua në shtëpinë e saj në Kaliforni, sipas raporteve.
Një burim për këngëtaren u shpreh: “Ata u martuan. Ishte e vogël dhe intime – [më pak] se 20 persona”. “Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet të ishin shumë më të lumtur”.
Ndërsa sipas TMZ, ceremonia u zhvillua në pronën e Grande në Montecito, një zonë e famshme në Kaliforninë jugore ku jetojnë edhe Duka dhe Dukesha e Sussex.
Tetorin e kaluar, Grande publikoi albumin e saj të gjashtë, “Positions”, i cili kryesoi si listat e Britanisë së Madhe dhe SHBA.
Këngëtarja më parë ishte e fejuar me komedianin dhe aktorin amerikan, Pete Davidson, por ata u ndanë dy vjet më parë.
Kjo fundjavë do të shënojë katër vjet që kur një terrorist shpërtheu një bombë vetëvrasëse pas një shfaqjeje të Ariana Grande-s në Manchester Arena, duke vrarë 22 njerëz. Ylli, i cili tha se vuajti PTSD si rezultat i mizorisë, u kthye në Manchester në 2019 për të kryesuar festivalin e Krenarisë së qytetit./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)