UBT News

Ylli i grupit BTS, Jin përfundon trajnimin bazë për shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut

Anëtari më i vjetër i supergrupit K-pop BTS ka përfunduar pesë javë trajnim bazë si pjesë e shërbimit të tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Të mërkurën, Jin postoi në Weverse për herë të parë që nga regjistrimi muajin e kaluar, duke ndarë tri foto të tij me uniformë ushtarake.

“Po argëtohem. Po postoj një foto me leje nga ushtria”, ka shkruar mes tjerash 30-vjeçari.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Kore të Jugut, ku pothuajse të gjithë burrat e aftë duhet të shërbejnë në ushtri për 18 muaj deri në moshën 28-vjeçare.

Jin hyri në qendrën e trajnimit Yeoncheon më 13 dhjetor të vitit 2022 dhe që atëherë është përzgjedhur për të shërbyer si ndihmës instruktor në bazën e ushtrisë Yeoncheon në provincën veriore Gyeonggi, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut./UBTNews/

Exit mobile version