UBT News

Ylli i BTS, Suga emërohet ambasador i NBA

NBA njoftoi se ylli i BTS-së, Suga, u emërua ambasador i NBA për pjesën tjetër të sezonit 2022/23.

Reperi, tekstshkruesi dhe producenti është fans i madh i basketbollit dhe dashuria e tij për lojën tashmë dihet. Madje ai u frymëzua për emrin e tij artistik nga sporti. ​

Në deklaratën zyrtare, NBA tha: “Si ambasador i NBA, SUGA do të angazhojë tifozët e NBA në mbarë botën gjatë pjesës së mbetur të sezonit 2022-23 NBA dhe më tej”./UBTNews/

Exit mobile version