UBT News

Ylli i BTS nis shërbimin ushtarak

Jin, anëtari më i vjetër i K-pop grupit BTS, nisi shërbimin ushtarak. 30-vjeçari përmes një fotografie që publikoi në rrjete sociale kumtoi lajmin.

Jin ka filluar stërvitjen pesëjavore në një kamp afër kufirit me Korenë e Veriut.

Jin, 30 vjeç, do të kalojë 18 muaj në uniformë pasi të kalojë në bazën e ushtrisë Yeoncheon në provincën veriore Gyeonggi./UBTNews/

Exit mobile version