Abortet spontane janë më të zakonshme sesa që mendoni. Në fakt, 10 nga 15% e grave shtatëzëna mund të abortojnë.
Nënat e pikëlluara mund ta fajësojnë veten, duke menduar se faji është i tyre, por që në realitet s’është ashtu. Prandaj turpi që ndjenjë gratë kur nuk arrijnë të lindin është ende stigmë që të famshmet po mundohen ta ndryshojnë duke ndarë eksperiencat e tyre.
Në mesin e tyre është edhe Chrissy Teigen. Ajo shkroi një ese të dhimbshme se si i tha lamtumirë djalit të saj, Jack, dhe arsyen pse deshi të realizonte fotografi për ta kujtuar atë moment. Ajo donte të kujtonte përjetësinë, njejtë sikurse e ka të nevojshme të kujtojë puthjen që ia dhuroi bashkëshortit të saj në fund të altarit. Dhe arsyeja pse zgjodhi ta tregojë storien është sepse ka të tilla femra që kanë të njëjtën storie.
Edhe Beyonce tregoi se kishte abortuar para shtatzënisë me Blue Ivy në një dokumentar dhe intervistë me Oprah në vitin 2013. Arsyeja pse zgjodhi ta tregonte storien lidhej me një pjesë të rëndësishme të saj, dhe se e dinte se shumë çifte kanë përjetuar të njëjtën eksperiencë. U shpreh se ishte periudha më e vështirë e jetës.
Nga momenti kur Tom Cruise dhe Nicole Kidman u martuan, ajo donte të kishte fëmijë. Por ajo e humbi një fëmijë kur ishte 23-vjeçe dhe abortoi në fund të martesës së saj me Tom Cruise. Ishte vërtetë periudhë e vështirë për të, dhe ajo ndau këtë dhimbje me të gjitha femrat. Tani ajo ka dy fëmijë të adoptuar dhe dy fëmijë me Keith Urban, një nga ta përmes surrogacisë.
Në tekstin e këngës “Happy”, Pink shkroi jo vetëm për pasigurinë e trupit të saj, por edhe për abortin që e përjetoi në moshën 17-vjeçare. Meqë ishte e re, ajo mendonte se nuk bëri çfarë duhej të bënte. Që nga ajo kohë, ajo përjetoi edhe disa aborte të tjera, dhe mendon se është e rëndësishme të flisni për gjërat që turpëroheni, kush jeni dhe për periudhat e vështira të jetës./UBTNews