UBT News

Yjet në një koncert për Ukrainën

Camila Cabello, Ed Sheeran dhe Snow Patrol do të shfaqen në koncertin e javës së ardhshme për Ukrainën, që do të transmetohet në ITV dhe STV. Emeli Sande dhe Gregory Porter janë në mesin e artistëve që do të performojnë.

Biletat do të dalin në shitje më 22 mars, ndërsa koncerti do të mbahet në Birmingham më 29 mars.

Cabello tha se është tejet e mërzitur për njerëzit e Ukrainës, teksa shtoi se të gjithë kanë përgjegjësi për të ndihmuar. Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për apelin humanitar të Ukrainës të Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive, i cili ofron ushqim, ujë, strehim dhe ndihmë mjekësore për refugjatët në Ukrainë dhe vendet fqinje.

ITV është zotuar gjithashtu se të gjitha të ardhurat nga sponsorizimi dhe reklamat e krijuara nga transmetimi – rreth 3 milionë funta – do të dhurohen për ta ndihmuar Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version