UBT News

Yjet me famë botërore dënojnë sulmet raciste drejtuar lojtarëve të kombëtares në Angli

David Beckham, Little Mix dhe Sacha Baron Cohen janë vetëm disa ndër yjet që kanë dënuar abuzimin racist drejtuar lojtarëve të Anglisë pas humbjes së tyre finale të Euro 2020.

Skuadra angleze e futbollit erdhi afër fitimit të trofeut të tyre të parë të madh që nga Kupa e Botës në 1966, vetëm për t’u mposhtur nga Italia përmes një gjuajtje penalltish, raporton Associated Press, transmeton UBTNews.

Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka nuk arritën të shënojnë dhe u vunë në shënjestër nga tifozët e zemëruar për humbjen e Anglisë, me shprehje të panumërta raciste.

Menaxheri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, Kryeministri, Boris Johnson dhe Duka i Kembrixhit, Princi William, të gjithë dënuan abuzimin ndaj tyre.

Ish kapiteni i Anglisë, David Beckham, vlerësoi performancën e ekipit dhe tha “ata të gjithë nuk meritojnë asgjë përveç falënderimeve dhe respektit”.

“Kushdo që nuk e mbështet dhe nuk respekton secilin nga ju sot nuk është tifoz i Anglisë. Në fitore apo humbje ne jemi me ju .. Mbani kokat lart..” kishte shkruar Beckham ndër të tjerash.

Ylli i Borat, Baron Cohen, i cili ka bërë fushatë kundër përmbajtjes së urrejtjes në mediat sociale, u bëri thirrje shefit të Facebook Mark Zuckerberg dhe shefit ekzekutiv të Twitter Jack Dorsey për të vepruar.

Ai tha: “Hej Mark Zuckerberg & Jack Dorsey – Facebook / Instagram dhe Twitter po përhapin sulme raciste ndaj këtyre atletëve me ngjyrë. Koha është për të hequr racizmin nga platformat tuaja një herë e përgjithmonë!”

Baron Cohen shtoi hashtagun #StopHateForProfit që në shqip nënkupton “ndaloni urrejtjen për përfitime”.

Gjithashtu grupi i njohur pop Little Mix, shpërndau një deklaratë në Instagram.

Krahas një fotografie të lojtarëve në fjalë, si dhe Sterling, grupi shkroi: “Nëse nuk ngriheni kundër racizmit, ju jeni gjithashtu pjesë e problemit. Ajo me të cilën janë dashur të merren këta të rinj është përtej turpshme. Ne qëndrojmë me ju Mbretër”.

Reperi i njohur dhe manjati amerikan, Sean “Diddy” Combs, gjithashtu mbështeti lojtarët. “Ne qëndrojmë me ju Mbretër”, shkroi ai së bashku me një foto të Rashford, Sancho, Saka dhe Raheem Sterling.

Ndërsa supermodelja Naomi Campbell e përshkroi racizmin si “të neveritshëm”.

Duke iu drejtuar lojtarëve në shënjestër, ajo shtoi: “Unë dua t’ju bëj të ditur se sa krenar jam për ju të gjithë, siç i dhatë të gjitha dhe mos i lini zërat injorantë brenda .. qëndroni në nivelin tuaj, ëndërroni edhe më shumë, arrini më lart dhe lërni këtë të ju drejtojë .. ju jeni fitues duke përmbushur pasionin e juaj gjatë jetës “.

Campbell shtoi hashtags #StopTheHate dhe #StopRacism.

Edhe aktori i Spider-Man, Tom Holland, e përshkroi sjelljen e disa tifozëve të Anglisë si “të neveritshme” pas raporteve jo vetëm të abuzimit racist, por përplasjeve të dhunshme brenda Wembley.

“Ju nuk jeni bashkatdhetarët e mi,” shkroi ai.

“Këta lojtarë nuk meritojnë asgjë përveç respektit. Ata na kanë dhënë kaq shumë në një kohë kaq të vështirë dhe ata duhet të trajtohen si mbretërit, jo të shqelmohen kur humbin.

Ju djem jeni tre luanë dhe të gjithë anglezët e mirë janë krenarë për ju dhe të gjithë ekipin dhe stafin dhe ne do t’ju mbështesim përsëri në Kupën e Botës”.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version