UBT News

Yjet bashkohen në një koncert për Indinë

Emrat e mëdhenj të muzikës si Annie Lennox, Ed Sheeran dhe Sir Mick Jagger do të bashkohen me yjet e Bollywood-it për të mbledhur fonde për punëtorët vullnetarë në Indi.

Eventi i quajtur “We For India: Saving Lives” do të mbahet të dielën më 15 gusht, në Londër dhe Mumbai.

Eventi që do të zgjasë tri orë, i organizuar nga The World We Want, do të transmetohet live në Facebook. Do të performojnë 80 indianë, ndër ta edhe kompozitori AR Rahman.

Nile Rodgers, Sister Sledge, Jay Shetty dhe Nancy Ajram, do të marrin pjesë në këtë event. Eventi do të udhëhiqet nga Rajkummar Rao, ylli i filmit “The White Tiger”, që u nominua në Oscar dhe Bafta./UBTNews

Exit mobile version